Rama i hap 'dritaret', popullit: Flasim kur të doni...me video!

Shqipëria

Rama i hap 'dritaret', popullit: Flasim kur të doni...me video!

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:25
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë origjinale për t'iu shmangur përplasjeve me popullin kur duhet t'i japë llogari për premtimet e pambajtura këto 5 vjet qeverisje, pas 2 fushatash elektorale: Ai ka shpikur komunikimin me VIDEO me disa persona të përzgjedhur përballë.

Këtë gjetje e ka publikuar sot në FB dhe e ka emërtuar sipas ëndjes, "interpelancë". "Interpelancë e minatorëve me qeverinë", - kjo është e treta shfaqje që Rama po jep sot në ekranin e tij ERTV , këtë radhë me themeluesit e Sindikatës së Minatorëve "Janar 1991",  dalë në pension, që kanë kërkuar shpjegime për ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit. 

Rama po ashtu ka hedhur ftesën në7 publik: "Bëhuni pjesë e bashkëqeverisjes duke u regjistruar në www.shqiperiaqeduam.al, ku çdo organizatë apo grupim individësh sipas rregullave të shpallura në platformë sipas procedurës parlamentare, mund të thërrasë në interpelancë kryeministrin dhe çdo ministër."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat