Kuksianët e burgosur dalin në gjyq të premten, a do t’i lirojë Apeli i Shkodrës protestuesit? - Bota Sot
Kuksianët e burgosur dalin në gjyq të premten, a do t’i lirojë Apeli i Shkodrës protestuesit?

Shqipëria

Kuksianët e burgosur dalin në gjyq të premten, a do t’i lirojë Apeli i Shkodrës protestuesit?

Më: 16 prill 2018 Në ora: 17:56
Kuksianet para drejtesise

Prej ditësh arrestimi dhe burgosja e tyre është kthyer në një “mollë sherri” të akuzave dhe replikave ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Por të premten, 11 qytetarët kuksianë që mbahen në qeli do të dalin përpara gjykatës së Apelit në Shkodër ku do të shqyrtohen masa e sigursië “arrest me burg” ndaj tyre.

Ata e apeluan vendimin e Shkallës së Parë të gjyqësorit si të padrejtë. Pala mbrojtëse ka mundur të sigurojë edhe pamjet video, ku sipas avokatëve dëshmon se arrestimi është bërë natën dhe jo në paradite si ka deklaruar organi i akuzës.

Ndërkohë që Prokuroria nuk tërhiqet nga kërkesa për të mbajtur në burg të arrestuarit.

Kujtojmë se opozita vijon ta cilësojë arrestimin e tyre si krim shtetëror, ku këtë të hënë PD ka akuzuar policinë dhe prokurorinë se kanë kanë falsifikuar dokumentet zyrtare të arrestimit të kuksianëve.

Arsyeja e arrestimit të tyre, lidhet me protestën e dhunshme kundër taksës në Rrugën e Kombit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test