Merr tv dhe tenton t’ja lëshojë në fytyrë Ramës, reagon për herë të parë deputeti i PD-së - Bota Sot
Merr tv dhe tenton t’ja lëshojë në fytyrë Ramës, reagon për herë të parë deputeti i PD-së

Shqipëria

Merr tv dhe tenton t’ja lëshojë në fytyrë Ramës, reagon për herë të parë deputeti i PD-së

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:29
Kuvendi

Seanca e fundit plenare në parlamentin shqiptar do të mbahet mend për miellin në fytyrën e kryeministrit, ujin që Bushati i lëshoi deputetëve të opozitës por edhe momentin kur në kulm të nervave, Edi Paloka shkul nga vendi një televizor dhe tenton t’ja vërtisë Ministrave dhe kryeministrit Rama.

Mbi këtë çështje ka folur për herë të parë vetë nënkryetari i PD-së Edi Paloka, i ftuar në Report tv.

“Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S’ishte pamje e bukur. Por ishte një moment. Ministri i Jashtëm i fshehur pas Gardës që qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës. Në atë moment mu errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt... “-tha Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test