Kukan: BE do të hapë negociatat me Shqipërinë - Bota Sot
Kukan: BE do të hapë negociatat me Shqipërinë

Shqipëria

Kukan: BE do të hapë negociatat me Shqipërinë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:27
Eduard Kukan

Shqipëria pritet të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ka thënë për DW eurodeputeti Eduard Kukan.

Sipas informacioneve paraprake në progres raportet e Komisionit që pritet të dalin sot, Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin këtë rekomandim.

Kukan një anëtar i Komiteti të Punëve të Jashtme të BE, dhe anëtar i Komitetit për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor i ka thënë DW se ai shpreson që këto dy vende kanë bërë progres thelbësor në rrugën e tyre drejt BE-së.

Sipas Kukan, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria po ecën para me plotësimin e pesë prioriteteve kyçe në administratën publike, reformën në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Më herët gjatë vitit, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se Shqipëria po mban ritmin e reformave, dhe Komisionit do të japë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në 6 mujorin e parë të 2018. “Dhe duket se kjo do të ndodhë”, thotë Kukan për DW.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test