Vasili: Skandaloze dhe e rëndë, kjo që po bën mazhoranca - Bota Sot
Vasili: Skandaloze dhe e rëndë, kjo që po bën mazhoranca

Shqipëria

Vasili: Skandaloze dhe e rëndë, kjo që po bën mazhoranca

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:29
Petrit Vasili

Në një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit, kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se edhe pse ligji për strehimin social kaloi me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, qeveria ka bërë një veprim skandaloz.

Sipas Vasilit komisioni i Shëndetësisë edhe pse drejtohet prej tij është mbledhur vetëm me deputetët e PS-së për të kaluar ligjin.

“Në 90% ishte një ligj i rrëzuar në Kuvend sipas vetë komisionit të ligjeve me maxhorancë të majtë, sot për 24 orë që do të prishnin votën sipas këtyre mendjeshkurtërve dhe kjo pikë ku mund të arrinim në rrugën e konsensusit, sot kjo përpjekje u sabotua. Kjo me qëllim për të miratuar me mënyrë të përçudnuar ligjin, dispozitat e tij të orientohen që të përfitojnë ata që kanë teserën e partisë, apo në mënyra të tjera”, tha Vasili.

Ai theksoi se konsensusi u prish për shtyrjen me vetëm një ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test