Arrestimi i Sajmir Tahirit, Rama: Po pres që Krimet e Rënda të sjellin një…

Shqipëria

Arrestimi i Sajmir Tahirit, Rama: Po pres që Krimet e Rënda të sjellin një…

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:17
Kreu i qeverisë, Edi Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama, pyetur për detajet e progres raportit të KE, specifikisht për citimin në të, të emrit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka theksuar se shumica qeverisëse e ka thënë fjalën e saj në mënyrë të qartë dhe në frymë e gërmë të Komisionit të Venecias për cështje të tilla.

Rama theksoi se po pret që prokuroria e Krimeve të Rëndë të sjellë një prove të vetme në procesin kundër Tahirit.

“Në këtë proces vlejnë argumentet dhe të arrijmë të shpejgojmë se në procesin e Tahirut kuvendi dhe shumica zbatoi në frymë dhe germë gjithçka Venecia ka nënvizuar lidhur me rastet kur një komision thirret në detyrë për të trajtuar cështjen e arrestit apo masve të parashikuar për një deputet.

Së dyti, ne e kemi thënë dhe e përsëris sot ne po presim që prokuroria të rikthehet me të paktën një provë, jo dhjetë, një të vetme, dhe Krimet e Rënda janë shumë larg së qeni një trupë që mund të konsiderohet e influencueshme nga cilidoqoftë për sa u takon anës së shumicës, nëse pranojmë spekulime për influencë.

Së treti, është gjëja më e lehtë që të nxjerrim bishta e alibira, pseudoargumente përballë faktit që kemi marrë dëftesën nga KE që nuk bën dhurata nuk ka lidhje me asnjë ndjenjë bujarie por shikon detyrat dhe zbatimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat