Gjiknuri para deputetëve të PS: Ja projektet në infrastrukturë që do zbatohen...

Shqipëria

Gjiknuri para deputetëve të PS: Ja projektet në infrastrukturë që do zbatohen...

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:51
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka raportuar lidhur me punën 6 mujore në krye të kësaj ministrie.

Gjiknuri tha se është siguruar tanimë financimi i nevojshëm për përmbylljen e rrugës Tiranë-Elbasan

“Banka ka konfirmuar që do të kryejë financimin shtesë. Pra behet fjale për 14 milion USD që kërkoheshin për ta mbyllur veprën”, tha ai.

Referuar Rrugës së Arbrit, Gjiknuri tha se kompania Gjoka konstruksion ka dorëzuar planin e zbatimit.

“Dokumenti do miratohet nga këshillat teknikë. Ndërkaq kompania ka siguruar financimin e nevojshëm nga bankat. Sapo të miratohet plani i zbatimit nis ndërtimi në terren”, sqaroi ai.

Në vijim ai shtoi se  është planifikuar në buxhetin e shtetit dhe shume shpejt do të nise puna ne terren për aksin Kardhiq-Delvinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat