Rama u tregon shqiptarëve progresin ekonomik që ka parë KE, në Kukës protestë për lirimin e 11 fukarenjve

Shqipëria

Rama u tregon shqiptarëve progresin ekonomik që ka parë KE, në Kukës protestë për lirimin e 11 fukarenjve

Më: 19 prill 2018 Në ora: 11:59
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend për të nxjerrë në pah,  “kapitujt e suksesit” nga  Raport Progresi i KE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-së.

Rama ka vërejtur në veçanti në fjalën e tij se ka ikur nga syri dhe nuk është vënë në pah sa duhet, ajo pjesë e raportit ku flitet se Shqipëria ka bërë progres të madh ekonomik.

Rama ka vazhduar duke e theksuar këtë pjesë në një kohë kur në Kukës ka nisur protesta ku kërkohet lirimi i protestuesve që kundërshtuan vendosjes e taksës 5 euro  nga qeveria në Rrugën e Kombit dhe që gjobiste rëndë banorët e zonës më të varfër të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat