Rama reagon për Saimir Tahirin: Mua nuk më bën njeri presion!

Shqipëria

Rama reagon për Saimir Tahirin: Mua nuk më bën njeri presion!

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:17
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me shpërthimin e papritur të kësaj të enjte të Saimir Tahirit, i cili u shpreh se nuk ka bir nëne e bir k**ve që ta pengojë.
I ftuar në emisionin “Real Story” Rama është pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse ka patur apo jo presion ndërkombëtar për arrestimin e Saimir Tahirit.

Si për çudi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka njeri që t’I bëjë atij presion, as në shqip e as në gjuhë të huaj, një togfjalësh që “rezonon” atë që Tahiri tha disa orë më parë.

Rama: Vettingun e politikanëve e bën drejtësia por këtu nuk ka patur një drejtësi që ta bëjë këtë.

Balla: Realisht ka patur presion ndërkombëtar ndaj jush,që peshku i madh të ketë një emër konkret si ai I Saimir Tahirit?!

Rama: U bë kjo puna e peshkut si banale.

Përsa i përke presioneve, mua në shqip apo në gjuhë të huaj nuk më bën do njeri! A ka individ dasdhamirës ose jo dashamirës që janë të interesuar ti kuptojnë më shumë për këto cështje, patjetër që ka… patjetër që ka patur interesim, sepse e gjithë balta dhe I gjithë mizerabiliteti është përcjellë andje, dhe natyrisht njerëzit andje nuk gdhihen me Shqipërinë, nuk kanëe kohë të hyjnë në analizë për të gjetur të vërtetën.

Saimir Tahiri është kërkuar të arrestohet dy ditëe pasi ka dalë një publikim I përgjimeve të dy personave, të dy përfaqësues të llumit të shoqërisë… prokuroria ka kërkuar arrestimin në shkelje të plotë të kushtetutës dhe në shkelje të ligjit mbi të cilin funksionon kuvendi.

Këta i thonë këtyre andej që këta nuk heqin imunitetin, ndërkohë që imuniteti për hetimin është hequr që në vitin 2012. Por me një kusht, që të kenë një provë të etme kur shkojnë në komisionin e mandateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat