Shfrytëzimi i lumit Mat, Prendi: Lejet e dhëna për rehabilitim të shtratit janë keqpërdorur

Shqipëria

Shfrytëzimi i lumit Mat, Prendi: Lejet e dhëna për rehabilitim të shtratit janë keqpërdorur

Më: 20 prill 2018 Në ora: 23:45
Lumenj

Shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat nga disa dhjetra firma inertesh për të marrë inerte, ka bërë që ditën e sotme të mblidhen bashkë, prefektura e Lezhës, Inspektoriati i Ujit dhe kompanitë, të cilat operojnë në basenin e këti lumi.

Lejet e  shfrytëzimit për inertet në lumin Mat janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke krijuar një masakër në basenin e këtij lumi. Në lidhje me këtë problematikë ka reaguar dhe prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, duke u shprehur:

Lejet e dhëna për rehabilitim të shtratit janë keqpërdorur. Në lum janë marrë vetëm inerte, pa asnjë studim, për këtë janë pezulluar të gjitha lejet e dhëna deri sa të bëhet studimi, se ku do të punohet dhe se si janë dhënë lejet e shfrytëzimit.

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Inspektoriatit të Ujit, Gerta Lubonja është shprehur:

Lejet që janë dhënë me qëllim rehabilitimin e lumit, janë shfrytëzuar vetëm për të marrë inerte pa asnjë lloj studimi.

Gjatë këtij takimi është vendosur ndalimi i shrytëzimit të lumit Mat deri të bëhet një studim dhe plan mjedisor, ndërsa po verifikohen të gjitha lejet e dhëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat