Misteri i atentatit në Fier, Ervin Memo sapo ishte kthyer nga emigrimi

Shqipëria

Misteri i atentatit në Fier, Ervin Memo sapo ishte kthyer nga emigrimi

Më: 22 prill 2018 Në ora: 09:17
Makina e djegur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 të natës në Fier, ku si pasojë e një shpërthimi pranë një automjeti, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Shpërthimi që tronditi të gjithë zonën, ka shkaktuar shkatërrimin e plotë të mjetit dhe plagosjen e rëndë të 38-vjeçarit Ervin Memo.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën, po pa mundur dot që të gjejnë një pistë kryesore për këtë atentat me bombë.

Memo ka marrë plagë të shumta në të gjithë trupin dhe një pjesë e fytyrës ka pësuar djegie. Ai ka dalë me këmbët e tij nga mjeti, ndërsa në video shihet si qëndron Brenda makinës, në pritje të mbërritjes së ambulancës.

Image

Memo kishte disa vite që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ishte banor në zonën ku ndodhi shpërthimi. Në Fier ai merrej me vreshtari që i kishte në periferi të qytetit.

Gjatë natës në Fier kanë mbërritur ekspertë të kriminalistikës nga Tirana, për shkak se ky atentat ka qenë i tipit mafioz dhe i mirëmenduar. Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi ka disa biznese, të cilave iu janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

Sipas burimeve nga spitali i Fierit, Memo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, po fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë, pavarësisht plagëve të shumta në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat