Në këtë qendër të rrënuar marrin shërbim shëndetësor banorët e 5 fshatrave - Bota Sot
Në këtë qendër të rrënuar marrin shërbim shëndetësor banorët e 5 fshatrave

Shqipëria

E hënë, 15 tetor 2018

Në këtë qendër të rrënuar marrin shërbim shëndetësor banorët e 5 fshatrave

Më: 22 prill 2018 Në ora: 15:15
Sherbim shendetesor

Në këtë godinë të rrënuar janë të detyruar të marrin shërbim shëndetësor banorët e 5 fshatrave të Pustecit.

Me mure të shkatërruara, pa dritare, ujë dhe ambulancë kjo qendër shëndetësore vetëm emrin ka të tillë.

Thirrjet e mjekëve dhe banorëve të Liqenasit për të ndërhyrë në këtë godinë kanë hasur në heshtjen e shtetit prej më shumë se 20 vitesh.

Mira Sotiri, Infermiere: Kërkojmë të ketë një ambulancë, të bëhet riparimi i godinës, të ketë ujë, kaq! 

Mjekët janë të detyruar të punojnë në kushte ekstreme, ku mungon edhe uji u pijshëm, të cilin e sigurojnë nga banorët e fshatit.

Sotiri: Vemi vetë në fshat dhe mbushim me bidon. 

Por vështirësitë nuk mbarojnë këtu, për të transportuar një të sëmurë drejt qytetit, banorët duhet të përdorin automjetin e tyre pasi as ambulanca nuk funksionon.

Ministria e Shëndetësisë ka nisur një projekt për rehabilitimin e Spitaleve Rajonale të cilat do të pajisen me aparatura moderne por në situatë të vështirë ndodhen me qindra qendra shëndetësore kryesisht në zonat rurale në të cilat mungojnë kushtete minimale si uji dhe energjia elektrike. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test