Të veshur sportiv së bashku me të bijën, Presidenti Meta ka një apel nga Mali i Dajtit

Shqipëria

Të veshur sportiv së bashku me të bijën, Presidenti Meta ka një apel nga Mali i Dajtit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 20:03
Ilir Meta me vajzën e tij Era

Sot është  22 prill dhe shënon me Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Duket se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zgjedhur pikërisht këtë ditë për të dhënë një mesazh dhe për ti  bërë një apel të gjithëve. Ai ka zgjedhur malin e Dajtit ku duket të ketë dalë për ecje me vajzën e tij Era, sepse duket që të dy janë të veshur sportive.

Meta në foton e publikuar në INstagramin e tij përveç se ka uruar për ditën ndërkombëtare të tokës ka bashkangjitur edhe një mesazh ku thuhet:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë. Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat