Tirana u godit sot rëndë! Shumë qytetarë janë ndier keq për shkak të një arsyeje - Bota Sot
Tirana u godit sot rëndë! Shumë qytetarë janë ndier keq për shkak të një arsyeje

Shqipëria

E premte, 19 tetor 2018

Tirana u godit sot rëndë! Shumë qytetarë janë ndier keq për shkak të një arsyeje

Më: 22 prill 2018 Në ora: 22:57
Ilustrim

Sot është dita e tokes, një ditë e cila synon të ndërgjegjësojë njerëzit për të mbrojtur qytetet, tokën dhe natyrën.

Por sot Tirana provoi ndotjen e ajrit më të rëndë në gjithë historinë e saj.

Një re e madhe toksike u ngrit në ajër nga djegia e një fabrike të riciklimit të mbetjeve plastike. Në ambientet e saj kanë qenë të depozitua me qindra ton mbetje plastike, e cila prej orës 10 të mëngjesit e deri pasditen e së dielës ka vijuar të digjet duke shkarkuar në ajër sasi të mëdha dioksinë dhe gazesh të tjera të rrezikshme për shëndetin.

Banorët e zonës dhe punonjësit e ndërmarrjeve pranë kësaj fabrike, por edhe shumë banorë të Tiranës kanë ndjerë sot dhimbje koke, të shkaktuara nga kjo ndotje e ajrit.

Pa vënies nën kontroll të flakëve, zona është vënë nën kontrollin e policisë ku grupi hetimor po punon për të gjetur shkaqet e zjarrit.

Mësohet se do të merren në pyetje personat që ishin përgjegjës për sigurinë, e për procedurën që ndiqej në rast zjarri.

3 zjarrfikës janë asfiksuar në betejë me flakët, e është nevojitur edhe ndërhyrja e ambulancës për t’u dhënë ndihmën mjekësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test