“Dua punë”, Rama i bën surprizën e këndshme Agim Gjatës - Bota Sot
“Dua punë”, Rama i bën surprizën e këndshme Agim Gjatës

Shqipëria

E martë, 16 tetor 2018

“Dua punë”, Rama i bën surprizën e këndshme Agim Gjatës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 08:21
Agim Gjata

Gjatë një takimi që kryeministri Edi Rama kishte në Lushnje me disa qytetarë para dy ditësh, njëri prej tyre i kërkoi atij punë.

Rama tha se nuk mund ta punësonte në shtet, ndërsa i premtoi se për 24 orë atij do t’i gjente punë në privat.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë, në rubrikën e përditshme Mirmëngjes, ka publikuar një video, ku tregon se Agim Gjata është futur në punë në një kompani private.

“MIRËMËNGJES dhe duke ndarë me ju fundin e episodit të pardjeshëm në Lushnje, kur Agim Gjata kërkoi punë në takimin publik të bashkëqeverisjes, ju uroj një javë sa më të mbarë”, -shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test