Para negociatave, Tusk nis nga Tirana turneun ballkanik

Shqipëria

Para negociatave, Tusk nis nga Tirana turneun ballkanik

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:27
Donald Tusk

Vizita e Tusk në Shqipëri është në kuadrin e një turi treditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj.

Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup. Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.

Vizita e Tusk në Tiranë vjen pas vizitës së shefes për politikë të jashtme të BE, Federica Mogherini javën e shkuar, pasi Komisioni Europian i ka dhënë Këshillit të Europës rekomandimin zyrtar për nisjen e procesit të negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.

Donald Tusk po pritet në një ceremoni mirë se ardhjeje nga kryeministri Rama dhe në orën 13 është parashikuar një konferencë në pallatin e Brigadave.

Ndërkohë, mësohet se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Angela Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat