Akuza e Selamit se PD është njësoj si PS, përgjigjet Paloka: S’ta dëgjuam njëherë zërin kundër Ramës

Shqipëria

Akuza e Selamit se PD është njësoj si PS, përgjigjet Paloka: S’ta dëgjuam njëherë zërin kundër Ramës

Më: 25 prill 2018 Në ora: 12:20
Eduart Selami,

Ish-kandidati përballë Lulzim Bashës në PD, Eduart Selami, në një reagim të disa orëve më parë në rrjetet sociale, shkruante se PD dhe PS kur vjen fjala për punët e këqija janë njësoj.

Përgjigjen ia ka kthyer demokrati Edi Paloka si cili shkruana se për 4 vite, kundërsharët më të fortë të Bashës në PD, nuk janë dëgjuar kundër Ramës. Më tej Paloka hedh hije dyshimi se Selami mund të jetë përfaqësues i Shqipërisë në OKB.

Ja regaimi i potë i Plokës: “Kater vite ne Parlament, asnje fjale kunder Rames.

Demokratet emrin ju a degjonin sa here qe Rama kercenonte se i kishte votat edhe te disa deputeteve demokrate per te miratuar cdo gje ne Parlament edhe ne se PD ishte kunder.

Sot na thone se qenkemi njesoj me Ramen, madje “per punet e keqija” qenkemi bashke…

Sa here Rama eshte ne dite te zeze “cuditerisht” dalin nga hici keta. Nderkohe demokratet e thjeshte, ata qe i kane votuar, qe vetem kane sakrifikuar e kurre perfituar, jane aty e shohin…

Prit kur te shohim ndonje lajm tani qe nje tjeter ish-deputet i PD fitoi garen per ne OKB. Faleminderit Edvin…”-shkruan Paloka.

Statusi i ish-deputetit Eduart Selami është fshirë nga rrjetet sociale disa minuta pas publikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat