Kush është Ruzhdi Hoda, autori i dytë i dyshuar i vrasjes në Kamëz

Shqipëria

Kush është Ruzhdi Hoda, autori i dytë i dyshuar i vrasjes në Kamëz

Më: 27 prill 2018 Në ora: 13:38
Ruzhdi Hoda

Janë arrestuar 2 autorët e dyshuar të vrasjes së dy netëve më parë në Kamëz, ku nga grabitja me armë humbi jetën pronari i marketit, Agim Buçi 53 vjeç, dhe mbeti e plagosur Merita Buçi, bashkëshortja e tij.

Çifti u sulmua nga Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda, në sy të djalit të tyre të mitur 6-vjeçar.

Në pamjet e shpërndara nga Policia e Shtetit duket moment kur autorët hyjnë në market dhe largohen me shpejtësi.

Në dëshminë e tij në Polici, autori kryesor i vrasjes, Vladimir Kurti ka pranuar krimin, ka shfaqur pendesë dhe ka thënë se ata kanë dashur vetëm t’i trembin dhe jo t’i vrasin.

I dënuar më parë për vjedhje në vitin 2010, mbi 28-vjeçarin Kurti rëndon akuza e vjedhjes me armë dhe me dhunë si dhe ajo e vrasjes në bashkëpunim.

Autori tjetër, i dyshuari Ruzhdi Hoda, është gjithashtu me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai ka vjedhur me dhunë një taksist në vitin 2011.

Të dy autorët janë arrestuar dhe ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat