“Evening Standard” shkruan për Shqipërinë

Shqipëria

“Evening Standard” shkruan për Shqipërinë

Nga: A.M. Më: 28 prill 2018 Në ora: 08:32
Fotografia e publikuar nga Evening Standard

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shqiptarëve një fundjavë të mirë, duke publikuar një  artikull të revistës britanike “Evening Standard”.

Në këtë artikull, thuhet se Shqipëria u rrit tetë vende në raportin më të fundit, që do të thotë se është një destinacion udhëtimi emocionues.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë artikull të revistës britanike “EveningStandard” që e rendit Shqipërinë të parën në 12 vendet që duhen vizituar sa më parë, ju uroj një fundjavë të qetë

* * *

12 vendet që gjithkush do i ketë vizituar vitin tjetër

Ashtu si syzet e diellit “polka dots”, të viteve ’90 apo pantallonat e shkurtra prej kadifeje edhe destinacionet e udhëtimit mund të jenë’ on trend ‘po ashtu.

Në raportin më të fundit të konkurrueshmërisë së turizmit në Forumin Ekonomik Botëror, sipas prestigjozes britanike, u analizuan 136 vende për aftësinë e tyre për të qenë një destinacion i mirë turistik.

Raporti zbulon se cilat vende kishin bërë kërcimin më të madh për të mbajtur në radarin tuaj të udhëtimit.

Sipas EveningStandard, Shqipëria u rrit tetë vende në raportin më të fundit, që do të thotë se është një destinacion udhëtimi emocionues.

EveningStandard gjithashtu sugjeron lexuesit të vizitojnë Rivierën Shqiptare dhe të enden nëpër Gjirokastër, ‘qytetin e gurit’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat