Rama në Asamble: PD e LSI-se, hata e madhe, kërdi individësh dhe grupesh të çoroditura

Shqipëria

Rama në Asamble: PD e LSI-se, hata e madhe, kërdi individësh dhe grupesh të çoroditura

Më: 28 prill 2018 Në ora: 15:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama flet në Asamblene Kombetare te PS-se. Duke sulmuar opozitën si grupe të çoroditura që nuk përfaqësojnë popullin, Rama foli për një fushatë të mirëfilltë fshat më fshat për të folur për çka njerëzit presin prej nesh sot dhe për të dëgjuar me shumë vëmendje që të kuptojmë atë që është më e rëndësishmja në këto kushte.

Edi Rama: S'kemi opozitë. Ajo që kemi është një kërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë por e bën shumë më të vështirë.

Një opozitë që nuk të sfidon në inteleket por fizikisht është një hata e madhe sa i takon nevojës që ka cdo qeveri në botë të jetë e sfiduar në intelekt. Një opozitë që nuk shkon në parlament si në një kuvend por tapet mundje është një hata e madhe.

Një opozitë që ka vizion të vetin shpifjen, dhe program të vetin sharjen është një opozitë e frikshme për fuqinë tonë për tu motivuar dhe për të bërë më të mirën. Sfida kryesore që ne kemi është të jemi në lartësinë e duhur sa i takon motivimit dhe aftësisë për të lexuar siduhet realitetin e njerëzve dhe fuqisë për të bërë maksimumin tonë të mundshëm.

E kemi të nevojshme të hyjmë në një fushatë të mirëfilltë, me angazhimin maksimal që nga niveli i kryesisë së partisë, qeverisë, asamblesë komëbtare dhe i të gjithë niveleve të dyta për të shkuar qark më qark bashki më bashki e fshat më fshat për të folur për çka njerëzit presin prej nesh sot dhe për të dëgjuar me shumë vëmendje që të kuptojmë atë që është më e rëndësishmja në këto kushte. Në kushtet kur opozita nuk vjen në parlament për të përfaqësuar njerëzit. Ne kemi marrë mandat për të bashkëqeverisur me njerëzit. Përpjekjet e bëra prej nesh janë të shumta por rezultatet të pamjaftueshme.

Reagon PD

Disa orë më pas reagoi kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka. Përmes një postimi ne facebook ai shkruante: Mbasi harxhoi gjithe javen duke share dhe sulmuar politikanet gjermane, pastaj duke akuzuar e ofenduar muslimanet shqiptare si ekstremiste qe mund te shperthejne, Edi Rama e mbylli javen duke sulmuar sot per dy ore opoziten.

Kur te gjithe prisnin qe me kthimin nga Gjermania, Rama te hapte rruge e te lejonte arrestimin e Saimir Tahirit per t’i hapur keshtu rrugen Shqiperise per ne Europe, ai beri te kunderten. Rama tregoi se pranon te ndeshkohet Shqiperia, por kurre Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe eshte e thjeshte madje e thene dhe me gojen e Tahirit: Parate e droges nuk jane vetem ne xhepat e Tahirit por edhe ne ata te Rames.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat