A do të marrë Berisha sërish drejtimin e PD-së? Flet ish-kryeministri

Shqipëria

A do të marrë Berisha sërish drejtimin e PD-së? Flet ish-kryeministri

Më: 28 prill 2018 Në ora: 19:31
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një rikthim të tij në drejtimin e PD-së.

Duke folur në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24” Berisha dha një përgjigje të prerë, duke u shprehur se epoka e tij është mbyllur njëherë e përgjithmonë.

Sipas Berishës njeriu lufton për dinjitet dhe nuk mund të shkelë betimet e që ka bërë.

Pyetja dhe përgjigja:

Çdo ditë e më tepër që po shtohen zërat se ju keni një dëshirë për të kthyer në PD, a është e vërtetë?

Epoka Berisha, është mbyllur njëherë e përgjithmonë, e kam deklaruar. Largimi im është pa kthim, unë sot bëj vetëm avokatinë e interesit publik. Mund të them se së bashku me zëra të tjerë kemi mbrojtur kauza. Unë gjithmonë shikoj përpara. Nuk bëhet fjalë kurrë që të kthehem në PD. Njeri duhet të luftojë për identitet. Nuk bëhet fjalë që unë të lajthisë dhe të them po do kthehem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat