Ç'deklaron Mattis dhe si gënjen 'derrçe' për NATO-n, Edi Rama

Shqipëria

Ç'deklaron Mattis dhe si gënjen 'derrçe' për NATO-n, Edi Rama

Më: 30 prill 2018 Në ora: 13:02
Petrit Vasili,

Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, ka ballafaquar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes për të dalë në përfundimin se kryeministri është një gënjeshtar global që gënjen "derrçe". Fjala është për buxhetin që Shqipëria ka akorduar për Mbrojtjen dhe NATO-n.

"Kryeministri i Shqipërisë ka vetëm një meritë, është shndërruar në një Gënjeshtar Global, - shkruan Vasili në Fb. - Kryeministri, pak ditë me parë, pa u skuqur fare, në NTV gjermane deklaron për NATON: Pyetje: Po në lidhje me shpenzimin e dypërqind të Produktit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane? Edi Rama:Ne tashmë shpenzojmë dypërqind të Prodhimit tonë të Brendshëm Bruto në NATO …

Sekretari amerikan i mbrojtjes Mattis ne takim me Ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Xhaçka në SHBA, në prill 2018, thotë fare qartë: "Siç tregon edhe angazhimi juaj për të shtuar buxhetin e mbrojtjes në 2 për qind të PPB deri në vitin 2024".

A ka turp ky Kryeministër?! Mirë që gënjeu dynjanë e mori Spitalin Ushtarak, helikopterët e Shëndetësisë, helikopteret e Ministrisë së Brendshme, shto presh qepe e lakra për të gënjyer NATON për buxhetin e Mbrojtjes, por edhe tani vazhdon dhe gënjen derrçe.

Kryeministri thotë shpenzojme 2%, Sekretari i Shtetit Mattis thotë aferim po i bëtë 2% në 2024. Kryeministri e meriton të quhet Gënjeshtar Global, mashtrimet e tij i kaluan tashmë dhe oqeanet."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat