Berisha: Hijet e zeza që e ndoqën Ramën në Berlin, 2 incidentet në Bundestag

Shqipëria

Berisha: Hijet e zeza që e ndoqën Ramën në Berlin, 2 incidentet në Bundestag

Më: 30 prill 2018 Në ora: 14:13
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur dritë mbi dy incidente, aspekte të pandriçuara të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin, javën e kaluar. Njera prej tyre në Bundestag me deputetë gjermanë dhe tjetra, me një studiues.

Pyetjet e drejtuara prej tyre duket se e kanë vënë Kryeministrin në vështirësi dhe e kanë zënë ngushtë, së pari se u detyrua të mashtrojë dy herë për fushatën "staliniste", siç e konsideron Berisha, kundër deputetëve të Bundestagut dhe së dyti, se u detyrua të mohojë përfshirjen e vet në aferën e "djegsave" ose inceneratorëve me vlerë 180 milionë euro! 

"Thellohet skandali! - shkruan Berisha në Fb, duke rrëfyer e analizuar këto zhvillime. - Rama pranon autorësinë e fushatës staliniste të shpifjeve të ulta. Në Berlin e ndjekin si hije e zezë jo vetëm Tahiri dhe fushata staliniste e shpifjeve të ulta, por edhe djegsat që e djegin Ramën në Berlin.

Edvin Kristaq Gënjeshtrën, kudo që shkoi në Berlin, e ndoqën tre hije të zeza.
a) hija e Saimir Trafikut
b) hija e fushatës staliniste e shpifjeve të ulta ndaj deputetëve të nderuar të Bundestagut dhe 
c) hija e korrupsionit dhe konkretisht e aferës së fundit korruptive të djegsave.

Kështu, edhe në takimin e fundit të organizuar në Berlin nga fondacioni "Ebert Shtiftung" në prani të personaliteteve të rëndësishme të SPD në Bundestag dhe qeveri, Edvin Kristaq Rama, i pyetur nga të pranishëm për fushatën staliniste të mediave puthadore të qeverisë kundër deputetëve të Bundestagut, pranoi përfundimisht autorësinë e saj kur mbrojti autorët e shkrimeve të porositura prej tij. Ai u tha të pranishmëve se shkrimet e publikuara në mediat e Endri Parukes, Ymer Parelarësit, Bledi Trafikantit, Alban Xibrakës nuk ishin fabrikuar nga zyra e tij dhe si argument kryesor zgjodhi faktin se autorët i kishin marrë nga mediat e huaja, ndërkohë që tre orë më parë ai kishte deklaruar para një audience me deputetë të të gjitha grupeve të Bundestagut, se me fushatën e tij shpifëse nuk kishte asnjë lidhje, por ajo ishte e mediave të pavarura dhe njerëzve që nuk donin integrimin europian të Shqipërisë.

Lidhur me bllokimin e drejtësisë për rastin e Tahirit, Rama, skllav i këtij të fundit, përsëriti megamashtrimin se Saimir Trafiku nuk ka asnjë imunitet. Por në këtë takim Ramën e ndoqi edhe fantazma e djegsave.

I ftuar si “rastësisht" në takim, një studiues shqiptar pyeti Ramën për aferen e fundit korruptive të djegsave prej 180 milionë euro! Rama, si për të pranuar implikimin direkt të tij në këtë aferë, iu drejtua studiuesit shqiptar duke i thënë se këto i ke marrë nga mediat e kazanit.

Ai iu përgjigj preraz duke i treguar dokumentet zyrtare, që faktojnë atë që ai ngriti në takim dhe lexoi para të pranishmëve, dokumentat që fundosën Ramën.

Kazani është mbushur plot me llum-kazanin ndaj dhe ju ftoj ta hedhim sa më parë!’ përfundon ish-kryeministri, mesazhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat