Vlahutin kërkoi arrestimin e Berishës? Nishani zbulon bisedën me Llallën

Shqipëria

Vlahutin kërkoi arrestimin e Berishës? Nishani zbulon bisedën me Llallën

Më: 30 prill 2018 Në ora: 23:02
Berisha, Nishani e Basha

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka zbuluar bisedën me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke deklaruar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, në Report Tv, se Llalla i ka thënë që ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, i ka kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deklarata e Berishës për Vlahutin, se i kishte kërkuar Llallës arrestimin e tij, e konfirmoni?

Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Më tej, argumentet shpjeguese, sipas Llallës, kanë qenë që Prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte.

Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Në radhë të parë vura në dijeni Vlahutin, që e mohoi. Bëra takim tjetër me Llallën, e vura në dijeni që bisedën e ndava me Vlahutin dhe i thashë që ajo e mohon. Llalla i qëndroi edhe pas takimit të dytë.

Mund ta dëshmonte Llalla këtë?

Nuk ishte çështje fjalësh. Nuk ishte regjistruar biseda, por për mua ishte informacion që e merrja zyrtarisht dhe nuk mund ta neglizhoja. Ambasadorja e refuzoi kategorikisht. Më pas, e ndava shqetësimin me Berishën dhe pastaj nuk di si e ka ndjekur ai më pas.

Edhe Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës …

Për këtë nuk di gjë.

Përtej deklaratave të bujshme, këta dy ambasadorë janë akuzuar nga opozita për protagonizëm të theksuar dhe njëanshmëri në mbështetje të PS, e ndani këtë qëndrim ju?

Unë nuk përfaqësoj opozitën dhe nuk mund të flas në emër të saj. unë kam pasur marrëdhënie korrekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat