Ç’do ndodhë nesër në Kuvend? Petrit Vasili paralajmëron seancë anormale

Shqipëria

Ç’do ndodhë nesër në Kuvend? Petrit Vasili paralajmëron seancë anormale

Më: 2 maj 2018 Në ora: 16:14
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili paralajmeron se e enjtja e neserme nuk do te jete nje seance normale ne Parlament. Ne nje prononcim për Top Channel, Vasili thote se “dita e nesërme është pikërisht një ditë anormale pasi po nesër një nga çështjet që do të diskutohen dhe janë parashikuar të diskutohen, është një ligj i rëndësishëm nga ana shoqërore siç është ligji për strehimin social i cili në mënyrë të dhunshme është futur nga mazhoranca në rend të ditës duke mbledhur në mënyrë të njëanshme komisionet dhe duke u përpjekur të uzurpojë në të gjitha drejtimet parlamentin shqiptar”.

Z.Vasili ju sapo përfunduat  mbledhjen e grupit tuaj  parlamentar, a dolët me një qëndrim zyrtar? A do të jetë ajo e nesërmja një seancë normale?

Përfundimisht për zgjedhjen e qëllimtë edhe tinëzare të mazhorancës ky parlament ka hyrë në një rrugë anormale dhe dita e nesërme është pikërisht një ditë anormale pasi po nesër një nga çështjet që do të diskutohen dhe janë parashikuar të diskutohen, është një ligj I rëndësishëm nga ana shoqërore siç është ligji për strehimin social I cili në mënyrë të dhunshme është futur nga mazhoranca në rend të ditës duke mbledhur në mënyrë të njëanshme komisionet dhe duke u përpjekur të uzurpojë në të gjitha drejtimet parlamentin shqiptar. Pra mazhoranca ka bërë zgjedhjen e saj për deformimin, dëmtimin dhe shkatërrimin e parlamentarizmit shqiptar dhe ka imponuar pikërisht ajo një qëndrim të fortë nga ana jonë dhe të papajtueshëm pasi pa kthimin e parlamentarizmit në gjendjen e tij normale, Republika jonë është e rënë pasi republika jonë është një republikë parlamentare.

A ka një dakordësi z.Vasili në vazhdim për aksionin që do të ndjek opozita bashkë me PD, siç ishte rasti i protestës së 31 Marsit, apo lufta dhe përballja me qeverinë do të bëhet vetëm në parlament. A do të vazhdojë mosbindja civile edhe jashtë sallës së Kuvendit?

Nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit, ky vendim që fronti opozitar ka marrë sepse qytetarët shqiptarë kanë imponuar dhe kanë kërkuar ata një qëndrim të tillë, do të vazhdojë sepse kjo qeveri do të vazhdojë të sjellë dëme të vazhdueshme në të gjitha fushat e jetës dhe pikërisht për këtë arsye të madhe ne sot jemi në një moment kritik pasi SHBA, jo më larg se pak ditë më parë kanë bërë publik një raport tronditës, ku Shqipëria është kthyer jo vetëm në lavatriçen e parave të pista, së dyti është kthyer në vend kyç të trafikut të mariuanës dhe heroinës në nivel ndërkombëtar dhe tashmë dhe botëror pra është një situatë tronditëse e cila kërkon qëndrim në të gjitha frontet. Padiskutim parlamenti është një prej tyre por edhe të gjitha format e tjera të protestës tashmë të kërkuara dhe imponuara nga qytetarët do të vazhdojnë të jenë të tilla, shumë të rrepta dhe shumë të forta.

Në një prononcim  për Top  Channel Donald Lu tha se politikanët kanë frikë ndaj dhe thonë se reforma po dështon. Ju keni qenë ministër I drejtësisë, dhe kritik për ecurinë Kush ka faj që institucionet e drejtësisë të rejat ende nuk janë ngritur?

Ambasadorët nuk mund të akuzohen për faje sepse jemi ne shqiptarët që marrim vendimet tona. Fajtori është një dhe i vetëm, mazhoranca. Pasi sot në këtë moment që flasim opozita nuk ka asgjë në tavolinë kur i kërkohet një dakordësi, një votim apo një qëndrim. Të gjitha institucionet që duhet të ngriheshin janë sabotuar nga mazhoranca për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Pasi sot nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të lartë , as KLP, as KLGJ dhe as inspektorë të lartë të drejtësisë. Të gjitha institucionet e drejtësisë të cilat  do duhej të ngriheshin dhe për të cilat Kushtetuta e përcakton qartë dhe për të cilat opozita ka votuar në mënyrë unanime, janë sabotuar në mënyrë të përditshme nga mazhoranca për ta rrëzuar Reformën në drejtësi. Arsyeja ka qenë një dhe vetëm një. Pandëshkueshmëria e mazhorancës sot, se në Gjykatën Shqiptare në mënyrë të veçantë ato supreme dhe qeverisje gjyqësore, nuk ekzistojnë. Sot askush nuk mund ti drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë,  dhe gjyqësorë sepse nuk ekziston një i tillë, nuk mund të drejtohet në gjykatën Kushtetuese në Gjykatën e Lartë dhe thënë më thjeshtë le të mbetet në rekordet tuaja, qytetarët e thjeshtë, duke filluar nga unë që po intervistohem, ju dhe gazetarët tuaj, nuk kane ku të ankohen sepse institucioni i lartë i drejtësisë nuk ekziston dhe i vetmi institucion që do të mblidhte ankesat e qytetarëve është vetëm ai. Sot Shqiptarët për shkak të mazhorancës janë pa drejtësi dhe mazhoranca ka bërë të pamundurën për ta deformuar për ta shkatërruar reformën në drejtësi dhe fajtori është vetëm ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat