“Ashtu si gjykatësit edhe politikanët, të shkurtër e të gjatë… do të përballen me gjykatën”

Shqipëria

“Ashtu si gjykatësit edhe politikanët, të shkurtër e të gjatë… do të përballen me gjykatën”

Më: 2 maj 2018 Në ora: 18:33
Edi Rama

Në një aktivitet kushtuar llogaridhënies ndaj qytetarëve të Tiranës, Kryeministri Edi Rama ka gjetur rastin që të “piketojë” ata gjykatës e prokurorë të vendit që me vetëdije janë larguar për t’ju shmangur procesit të vettingut.
Kryeministri u shpreh se edhe ky grup personash, përfshi këtu edhe që vettingu i skualifikon, do të jetë i detyruar të kthehet por ndryshe kësaj here. I njëjti skenar do të ndodhë edhe me politikanët shprehet kryeministri, duke shtuar dhe disa “mbiemra”.

“Ata që sot ikin, do jenë të detyruar të kthehen, jo si gjykatës e prokurorë, por si individë që duhet të japin llogari para drejtësisë shqiptare për çfarë kanë bërë.

Njësoj si gjykatësit dhe politikanët, nga më i gjati e deri tek më i shkurtri do duhet që të mos mjaftohen duke thënë jam i ndershëm, ai është hajdut, por të provohen si të tillë në varësi se kush paraqitet e kush nuk paraqitet në prokuroi e gjykatë.”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka folur po ashtu edhe për platformën e bashkëqeverisjes si dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të korrupsionit apo abuzimeve që kanë rënë mbi shpinën e tyre.

“Të nxjerrim jashtë nga zyrat e shtetit të gjithë ata që nuk përfaqësojnë e nuk nderojnë Partinë Socialiste dhe të gjithë ata që i dhanë besimin PS-së. Ne sduhet të tolerojmë askënd që kërkon të mbajë peng pushtetin tek avazi i tepsisë së pushtetit.

Kjo është plotësisht e mundur sepse ne sot i kemi vënë në dispozicion të gjithëve platformën e bashkëqeverisjes, ku mjaftojmë vetëm 3 minuta që të bëhet denoncimi.”-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat