Berisha: Tahiri i tha Ramës guxo po deshe dhe unë do them gjithçka nga burgu!

Shqipëria

Berisha: Tahiri i tha Ramës guxo po deshe dhe unë do them gjithçka nga burgu!

Më: 3 maj 2018 Në ora: 22:17
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryefjala e dorëheqjes së Saimir Tahirit ishte një kërcënim i hapur në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Berisha theksoi se Rama e Tahiri kanë bërë një ujdi dhe se me dorëheqjen, Tahiri e ka kërcënuar hapur kryeministrin duke i thënë se nëse ai guxon të flasë kundër tij, atëherë ai do të “hapë gojën për gjithçka”.

Edi Rama pas të gjitha masave i tha Mogherinit, u shndërrua në avokatin e saj, kur nuk ka asnjë të dhënë prokuroria për Saimir Tahirin.

Së dyti arriti në shkallën më ekstreme kur deklaroi në parlamentin gjerman se Saimir Tahiri nuk ka asnjë lloj imuniteti, kur ata e dinin shumë mirë që Rama votoi kundër heqjes së imunitetit, madje e dinë se Rama sulmoi dhe prokurorët.

Kjo dëshmion se është një ujdi midis tyre, por një ujdi mes kockave mafioze. Saimir Tahiri sot ka vetëm një kryefjalë, Edi Rama po goxovo të flasësh një fjalë kundër meje, unë në burg do them gjithçka për ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat