U aksidentua minatori, arrestohen inxhinieri dhe drejtuesi teknik

Shqipëria

U aksidentua minatori, arrestohen inxhinieri dhe drejtuesi teknik

Më: 4 maj 2018 Në ora: 09:37
Ilustrim

Policia ka arrestuar inxhinierin dhe teknikun e minierës për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pas dëmtimit të 48-vjeçarit Besnik Palamani.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se është arrestuar Jakup Gurra, 61 vjeç, inxhinier dhe drejtues teknik në minierë, dhe Nerim Livani, 57 vjeç teknik miniere.

Palamani, vagonist në minierë, u aksidentua duke marrë dëmtime në kokë, një ditë më parë gjatë punës dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat