Arbër Çekaj “fshihej” pas mbiemrit të gruas, si u zbulua në Gjermani

Shqipëria

Arbër Çekaj “fshihej” pas mbiemrit të gruas, si u zbulua në Gjermani

Më: 5 maj 2018 Në ora: 08:51
Arbër Çekaj

Arbër Çekajt, pronari i firmës "Arbi Garden", së cilës iu kapën 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 në Maminas në momentin e arrestimit të djeshëm në Dyseldorf të Gjermanisë, iu gjetën dokumenta me identetit të ndryshuar, nga Arbër Çekaj në “Arbër Jansen” duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht me atë gjermane, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i Arbër Çekajt. Arbër Çekaj është pronari i firmës "Arbi Garden", ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit "last snow". Sipas policisë shqiptare u shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive te tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Çekaj është kapur në një provincë pranë Dusseldorf-it. Ai përfundoi në pranga pasi ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar arresti, shkruan shqiptarja.

Kokaina dhe “Peshku i madh”

Kokaina ishte transportuar nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë, dhe u kap në vendin tonë nën mbulesën e një kontenieri me banane të kompanisë pasi i kishte shpëtuar kontrollit në disa shtete të tjera. Autoritetet shqiptare pretenduan se operacioni ishte tërësisht i tyre dhe pa bashkëpunimin e agjencive të huaja. 613 kg kokainë është sasia më e madhe e kapur ndonhërë në Shqipëri dhe vlera e saj në tregun klandestin mund të shkonte deri në 200 milionë euro. Destinacioni i kokainës ishin tregjet evropiane, ndërkohë që mendohet se Çekaj ka bashkëpunuar edhe me disa persona të tjerë për transportimin e drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Gjatë ditës së djeshme ambasadori amerikan Donald Lu e kishte kërkuar shprehimisht arrestimin e Çekajt gjatë një aktiviteti, ndërsa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte paralajmëruar një operacion policor në Gjermani dhe një tjetër në Spanjë. Lu e kishte konsideruar kohë më parë si "peshk të madh" të krimit Arbër Çekaj.

Dy të arrestuarit tërhoqën konteinerin

Menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” Rolando Lushaj dhe shoferi i kompanisë “Pelikani Transport” Armando Pezaku, janë të vetmit të arrestuar në Shqipëri nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, lidhur me sasinë e 613 kg kokainë të bllokuar në Maminas të Durrësit. Të dy këta persona rezultojnë të jenë njerëzit që janë paraqitur në portin e Durrësit, ku kanë tërhequr kontinjerin e mbushur me banane që vinte nga Kolumbia, por që bashkë me sasinë e bananeve në kontinjer ndodhej dhe sasia prej 613 kg lëndë narkotike e llojit kokainë. Të dy puntorët janë arrestuar gjatë orëve të mesnatës në ambjentet e magazinës frigoriferike të kompanisë “Arbri-Garden”,ku sapo kanë filluar shkarkimin e kontinjerit, ka ndërhyrë policia, agjentët e të cilës kanë mbajtur në vëzhgim të gjithë intenerarin nga Porti i Durrësit në magazinë. Që në momentin e parë të arrestimit Rolando Lushaj dhe shoferi i “Pelikani Tranport” Armando Pezaku, kanë mbetur të habitur kur ka ndërhyrë polici, duke pretenduar se nuk ka asnjë sasi droge në ambjentet e kamionit dhe kontinjerit.Policisë i është dashur të çmontojë me çelsa vidash dhe troko, një pjesë të kontinjerit, ku ka konstatuar pakot me lëndë narkotike Kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat