Berisha reagon për djegien e shqiptarit nga Kosova në Fushë-Krujë

Shqipëria

Berisha reagon për djegien e shqiptarit nga Kosova në Fushë-Krujë

Më: 6 maj 2018 Në ora: 11:53
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Fushë-Krujë, ku një person, që dyshohet se është një shtetas nga Kosova u dogj në mjetin e tij.

Përmes një reagimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha pohon se forca e krimit goditi me egërsi.

Mes ironisë Berisha thekson se autorët po ndjekin takimet ‘gju me gju’ të ministrit Fatmir Xhafajt me qytetaret.

Statusi

Forca e krimit godet me egersi!

Digjet per se gjalli nje qytetar bashke me automjetin e tij ne Fushe Kruje!

Autoret po ndjekin takimet gju me gju te Xhafes me qytetaret!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat