Durrës, fshihen në trajlerin me konfeksione për të ikur nga Shqipëria

Shqipëria

Durrës, fshihen në trajlerin me konfeksione për të ikur nga Shqipëria

Më: 7 maj 2018 Në ora: 11:36
Pamje nga ngjarja

Katër të rinj, nga Durrësi, Tirana, Mirdita dhe Peshkopia vendosën të kalonin kufirin duke u fshehur brend një trajleri. Por skaneri dhe kontrolli në vijën e dytë nga policia kufitare në portin e Durrësit i zbuloi.

Policia arrestoi më 6 maj drejtuesin e trajlerit,  Mariglen Mema  24 vjeç , banues  në Shijak dhe Altin Hajdini 29 vjeç, banues në Durrës,  i fshehur  në trailer, me qëllim për të kaluar Kufirin në mënyrë të paligjshme.

Tre shtetasit e tjerë të gjetur në trailer ishin H.L. 32 vjeç, banues në  Tiranë; V.M. 34 vjeç, banues  në Mirditë dhe F.V. 28 vjeç, banues  në Peshkopi.

"Në vijim janë vënë në dijeni edhe Specialistët e Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit,  të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trailer, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i'u shmangur kontrollit kufitar.  Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së" informoi sot policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm  të kufijve" parashikuar në nenin 298 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat