Ja fotot, mbërrin në Rinas Izet Haxhia, a do rihapet dosja “Hajdari”?

Shqipëria

Ja fotot, mbërrin në Rinas Izet Haxhia, a do rihapet dosja “Hajdari”?

Më: 8 maj 2018 Në ora: 20:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-bodigardi i Sali Berishës ka zbritur në aeroportin e Rinasit në orën pak minuta më parë.

Pas mbërritjes në aeroport, ai do të shoqërohet nga Rinasi për në paraburgimin e 313, ndërsa brenda 48 orëve ai do të dalë para gjykatës.

Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi. Në Kodin e Procedurës Penale parashikohet që vendimi rishikohet kur ekstradimi i të dënuarit të gjykuar në mungesë jepet me kushtin e shprehur të rigjykimit të çështjes.

Në këtë rast, kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga data kur personi është ekstraduar.

Pra, referuar legjistacionit shqiptar, tashmë drejtësisë i mbetet një muaj kohë për të vendosur nëse do të rihapet procesi gjyqësor ose do të lihet në fuqi dënimi prej 25 vitesh.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat