Rama e Bushati mbeten pa fjalë nga veprimi i Ruçit…

Shqipëria

Rama e Bushati mbeten pa fjalë nga veprimi i Ruçit…

Më: 10 maj 2018 Në ora: 13:35
Foto nga kuvendi

Pak minuta më parë, deputetet e opozitës vendosën të largohen nga salla e Kuvendit pas tensioneve të krijuara kur kryeparlamentari Gramoz Ruçi i preu fjalën kryedemokratit Lulzim Basha, gjë që ngriti në këmbë të gjithë deputetët e djathtë.

Pasi i pa të gjithë përpara podiumit, kryeparlamentari Ruçi vendosi të ndërpresë seancën. Ky vendim i tij me sa duket ka kapur në befasi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Siç duket edhe në fotot e siguruara nga LSA-ja Rama e Bushati kthejnë kokën nga kryeparlamentari në momentin që ai çohet në këmbë e ndërpret seancën.

Nuk dimë nëse u habitën për vendimin e menjëhershëm të tij, apo kthimi pas ishte një gjest dakordësie me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat