U qëllua me pistoletë në servisin e vëllait, autorët janë 3 vëllezër!

Shqipëria

U qëllua me pistoletë në servisin e vëllait, autorët janë 3 vëllezër!

Më: 12 maj 2018 Në ora: 14:47
I plagosuri Ermir Simoni

Tre vëllezër dyshohet të jenë autorë të plagosjes me armë të një 43-vjeçari nga Vaun e Dejës, ngjarje e ndodhur gjatë ditës së djeshme.

I plagosur mbeti Ermir Simoni, 43 vjeç, banues në Laç-Vau i Dejës.

Autorët e identifikuar nga policia janë vëllezërit A. B. 26 vjeç, T. B. 24 vjeç, K. B. 19 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pasi për motive të dobëta, në një servis automjetesh në Laç, Vau i Dejës.

Vëllezërit kanë plagosur me pistoletë, 43-vjeçarin i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. 

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja, model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha.

Akuzat e ngritura ndaj vëllezërve janë “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

I plagosuri është vëllai i pronarit të servisit ku ndodhi ngjarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat