Gjykata lë në fuqi masën arrest shtëpie për Saimir Tahirin

Shqipëria

Gjykata lë në fuqi masën arrest shtëpie për Saimir Tahirin

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:07
Saimir Tahiri

(E plotësuar) - Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përballur sot me drejtësinë për masën e arrestit, ndërkohë qëpas dy orësh seancë u la në fuqi vendimi për arrest shtëpie.

Në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi masën e dhënë. “Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”, mësohet të ketë thënë ish ministri i Brendshëm.

Ai kundërshtoi argumentimet në vendimin e zbardhur të gjyqtares Liliana Baku. “Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë Prokurori Besim Hajdarmataj tha se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi. “Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blere nga Orges Liperi. U ble 15 mijë euro. Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajt. Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.

Prokurori Besim Hajdarmataj tha më tej se dyshohet se lekët që iu gjetën në makinë Orest Sotës, janë të ish ministrit Saimir Tahiri.

Ndërsa pikë tjetër  kyçe është edhe Orges Liperi, pronari i skafit që mendohet të jetë përdorur për një kohë të gjatë nga Tahiri, kryesisht gjatë pushimeve.

Prokurori vijon më tej se në Durrës u paraqit Moisi Habilaj për skafin e prishur të Orges Lperit, dhe fillimisht ka pasur rezistencë nga policia kufitare e Durrësit, dhe më pas është lejuar.  “U nis  skafi  për t’u riparuar dhe persona që ishin në skaf” dhe sipas Hajdarmatajt personat, që ishin mekanikë  të policisë së Shtetit, dyshohet se rikthimi i tyre në Shqiperi është paguar nga Moisi Habilaj.

“I kemi dërguar Italisë  dy letërporosi  ku faturat  e blerjeve  të bizhuterive të blera  të na vijnë me emër”, ka thënë Hajdarmataj. Më pas ai i ka thënë Tahirit se ka drekuar e darkuar me Artan Habilajn në Greqi. “Zonja gjyqtare do sjellim të dhëna më pas  që vërtetojnë se ka ndërhyrje   në sistemin TIMS jo vetëm në Vlorë por edhe në Durres e Sarandë, ku  nuk pasqyrohen  hyrje-daljet e Moisi Hablajt”, tha ai.

Tahiri në Gjykatë: Për mua është njësoj arrest shtëpiak me arrest në burg

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përballur sot me drejtësinë për masën e arrestit. Të shtunën Gjykata vendosi arrest shtëpie me akuzën e trafikut të narkotikëve dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi masën e dhënë. “Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”, mësohet të ketë thënë ish ministri i Brendshëm.

Ai kundërshtoi argumentimet në vendimin e zbardhur të gjyqtares Liliana Baku. “Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë Prokurori Besim Hajdarmataj tha se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi. “Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blere nga Orges Liperi. U ble 15 mijë euro. Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajt. Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.

Prokurori Besim Hajdarmataj tha më tej se dyshohet se lekët që iu gjetën në makinë Orest Sotës, janë të ish ministrit Saimir Tahiri.

Ndërsa pikë tjetër  kyçe është edhe Orges Liperi, pronari i skafit që mendohet të jetë përdorur për një kohë të gjatë nga Tahiri, kryesisht gjatë pushimeve.

Prokurori vijon më tej se në Durrës u paraqit Moisi Habilaj për skafin e prishur të Orges Lperit, dhe fillimisht ka pasur rezistencë nga policia kufitare e Durrësit, dhe më pas është lejuar.  “U nis  skafi  për t’u riparuar dhe persona që ishin në skaf” dhe sipas Hajdarmatajt personat, që ishin mekanikë  të policisë së Shtetit, dyshohet se rikthimi i tyre në Shqiperi është paguar nga Moisi Habilaj.

Për këto arsye është çuar letërporosi në Malin e Zi dhe në Itali.

Tahiri i fshihet gazetarëve, në Gjykatë me makinë policie. Dalin pamjet brenda seancës, kokë më kokë me…?

 Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri eshte paraqitur ne gjykaten e Krimeve te Renda paraditen e sotme, rreth ores 10:57, ku pritet te jepet masa e sigurise ne seancen e parashikuar qe te nise ne oren 11:00. Ai i ka shmangur gazetaret qe e prisnin tek dera e pallatit duke shfrytezuar nje tjeter dalje.

Ne nje lidhje telefonike me News 24 Tahiri me heret u shpreh se do jetë i pranishëm në seancë.

Rreth ores 10:30 ne Gjykaten e Krimeve te Renda eshte paraqitur avokati i Tahirit, Maks Haxhia, i cili ka deklaruar se ndaj ish-ministrit nuk ka asnjë provë kundër.

Pamjet brenda seances:

Image

Takim me Drejtësinë, Tahiri paraqitet te Krimet e Rënda

Teksa mediat prisnin ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të dilte nga hyrja e pallatit të tij, ku është në arrest shtëpie, për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, vetë Tahiri është parë në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë.

Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Edhe në Gjykatë ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qendruar larg fokusit të medias.

Të shtunën ndaj ish ministrit të Brendshëm u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

“Arrest shtëpie”/ Tahiri sot te Krimet e Rënda, flet para seancës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të jetë ditën e sotme i pranishëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda për komunikimin e masës së sigurisë. Ai kete e ka konfirmuar ne nje lidhje telefonike me News 24 ku ka thene se do jetë i pranishëm në seancë.

Rreth ores 10:30 ne Gjykaten e Krimeve te Renda eshte paraqitur avokati i Tahirit, Maks Haxhia, por Tahiri ende.

Kujtojmë se ditën e shtunë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin, që po hetohet nga Prokuroria për lidhje me grupin e drogës së Moisi Habilajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi masën e arrestit me burg për ish-deputetin e PS-së, por gjyqtarja Liljana Baku vendosi “arrest shtëpie”.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 11:00. Pritet që Tahiri të parashtrojë vështrimin e tij për masën dhe ta kundërshtojnë atë. Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014, ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.

Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi”, rreth orës 10:51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë-Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi”, që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.

Po kështu, ka të dhëna për disa udhëtime të Tahirit jashtë vendit me Orest Sotën, biznesmenit që iu gjetën 863 mijë euro dhe dy pasaporta detare të ish-ministrit. Në dosje është edhe një dëshmi e Moisi Habilajt, që thotë se nuk e ka takuar asnjëherë Tahirin. Gjithashtu, ka edhe të dhëna nga letërporositë e dërguara në Itali bazuar në dosjen e Katanias, për bizhuteritë që do të blinte Mioisi Habilaj për familjarët e Tahirit dhe për një kostum që pretendohet se e ka porositur ai vetë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda argumenton se bazuar në provat dhe tashmë që Tahiri nuk është deputet, ka një rrezik që ai të largohet nga Shqipëria dhe të prishë provat, ndaj dhe ka kërkuar arrest me burg për ish-ministrin. Mirëpo, gjyqtarja Baku ka vendosur se “arresti shtëpiak” është më se i mjaftueshëm në rastin konkret. Vendimi do të apelohet nga avokatët e Tahirit, të cilët shpresojnë që Apeli të marrë vendim pro tyre, si në rastin e zhbllokimit të pasaportës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat