U largua nga Gjykata e Lartë, KPA s’lejon Mirela Fanën t’i shpëtojë vettingut

Shqipëria

U largua nga Gjykata e Lartë, KPA s’lejon Mirela Fanën t’i shpëtojë vettingut

Më: 15 maj 2018 Në ora: 19:32
Mirela Fana

Komisioneri Publik ka animuar vendimin për pushimin e vettingut për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen para se ligji i Vettingut të hynte në fuqi.

Ankimimi i Komisionerit është regjistruar në Kolegjin e Apelimit, ku u hodh edhe shorti për trupën gjykuese të çështjes.

Gjithashtu, Komisioneri Publik ka animuar në KPA vendimin për pushimin e vettingut për ish-prokurorin Sulejman Tola

Njoftimi:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relator: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat