Holanda i shuan shpresat Shqipërisë, të gjithë kundër hapjes së negociatave

Shqipëria

Holanda i shuan shpresat Shqipërisë, të gjithë kundër hapjes së negociatave

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:31
Edi Rama

Kur i gjithë lobimi po bëhet për të marrë votën pozitive të Gjermanisë dhe Francës, që Shqipëria të hapë negociatat, një goditje e rëndë ka ardhur sot për raportin e KE-së dhe vendimin e pritshëm në fund të muajit qershor.

E problemi duket se do të vijë nga Holanda.

Dhoma e Përfaqësuesve e Holandës ka kundërshtuar fuqishëm propozimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Ballkanit Perëndimor një perspektivë të anëtarësimit në BE.

Kështu raporton portali holandez FD.

“Thuajse të gjitha partitë besojnë se Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova janë shumë larg,” thuhet në shkrim.

Kjo doli gjatë një debati parlamentar me kryeministrin Mark Rutte përpara Samitit të Sofjes.

Përveç Holandës, Francës dhe Gjermanisë, vende skeptike janë edhe Belgjika e Luksemburgu.

Deputetët holandezë thanë se Maqedonia e Shqipëria kanë probleme shumë të mëdha, veçanërisht me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Deputetët shtuan se BE duhet të mësojë nga gabimet e të shkuarës, për të mos bërë të njëjtën gjë si me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Vetëm një parti e vogël, D66, ishte pro hapjes së negociatave, por edhe ajo ishte kundër një anëtarësimi të shpejtë.

Megjithatë sipas tyre, çelja e negociatave do të bëjë të mundur që qeveritë e rajonit të respektojnë më shumë parimet demokratike.

Kurse PVV e ekstremit të djathtë tha se nuk bëhet fjalë fare për zgjerim me “Shqipërinë islamike”.

Kryeministri Rutte nga ana e tij tha se ai kërkon që vendet kandidate të plotësojnë strikt kushtet përpara se të ndërmerret ndonjë hap tjetër. Rutte i premtoi parlamentit që të ndalojë pranimin e përshpejtuar në axhendën e Samitit të Sofjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat