Deputetja socialiste Ermonela Felaj, ka informuar “qytetarin dixhital” të Sali Berishës, për 4 avionë që do të ngrihen nesër në Kuçovë.
“Ky njoftim i drejtohet kryesisht “qytetarit digjital” të sb [?] që të mos alarmohet me dylbitë e rreme e të shohë mushkoja në qiellin e shpifjeve.
4 avionë nisin që nesër fluturimet nga Kuçova për vaksinimin e dhelprës së kuqe.
Dy herë në vit, përmes një metode që ka rezultuar e suksesshme kundër tërbimit.
E kane tentuar dhe më parë disinformimin , jo për gjë ”, shkruan ajo, që poston dhe fotot e mëposhtme.