Vasili: Krimi ka kapur Ramën, nuk e ndryshon më fatin e tij

Shqipëria

Vasili: Krimi ka kapur Ramën, nuk e ndryshon më fatin e tij

Më: 16 maj 2018 Në ora: 23:00
Petrit Vasili

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me qëndrimin që ka mbajtur ditën e sotme kryeministri Edi Rama, për rastin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.
Vasili thotë se Rama është vënë përfundim nga krimi, dhe prej aty nuk lëviz dot më, duke shtuar se është shumë vonë për të ndryshuar fatin e tij.

“Kryeministrin sot e vuri perfundi krimi.Ai se andejmi nuk leviz dot më, e kane zene per fyti,e shantazhojne, e tallin, e perçmojne, e perdorin dhe ai vjedh per ta, genjen per ta, vret per ta, shkaterron per ta. Por nuk shpeton dot, nuk vrapon dot se eshte frymepaket dhe ligsht i frikur. Fatin tanime s’e ndryshon dot, eshte shume shume vone dhe ai e di…me mire se ata..”.-shkruan Vasili.

Ai ka publikuar edhe disa vargje, për të ilustruar më mirë situatën në të cilën vendi jonë.

HAKËRRIM

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,

nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!

Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,

Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;

hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;

Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,

ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,

mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.

Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,

të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!

Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë

nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera

kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,

koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat