“Si doli Rama në konkluzionin se përgjimi nuk është autentik?”

Shqipëria

“Si doli Rama në konkluzionin se përgjimi nuk është autentik?”

Më: 17 maj 2018 Në ora: 10:51
Edi Rama dhe Ylli Menjani

Mbi autenticitetin.

Që një audio apo video para se të transmetohet në publik, përpunohet kjo dihet. Nëse pyetja është a është ndërhyrë në audio apo jo, përgjigja është gjithnjë PO!

Por nuk është kjo çështja. Çështja është a u verifikua zëri në audio me origjinalin?

Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN.

Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria.

Atëherë, si Kryeministri doli në konkluzionin se nuk është autentike?!

Ka vetëm një spjegim: duhet ta ketë të rregjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”…

Kështu që mbase duhet duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama.

Faqja e zezë!

*Status i publikuar në FB nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Menjani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat