Nga përqafimi me Vuçiç te biseda me Cipras, Rama nxjerr videon. Ç’po ndodh në Sofje

Shqipëria

Nga përqafimi me Vuçiç te biseda me Cipras, Rama nxjerr videon. Ç’po ndodh në Sofje

Më: 17 maj 2018 Në ora: 12:27
Edi Rama dhe Aleksis Cipras

Ka nisur në Sofje te Bullgarise, Samiti i i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama, pjese e samitit, ka ndare me ndjekesit e tij ne FB, nje video me pamje nga paskuintat e samitit.

Ai shfaqej teksa takohet, shtrengon duart, e madje perqafohet me lideret ne rajon, qe nga perqafimi me presidentin e Serbise, Vucic te takimi dhe biseda me kryeministrin grek, Cipras.

Rama eshte fotografuar nga Associated Press, teksa ka qene duke biseduar me kryeministrin e Greqise, Aleksis Cipras.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, flet me kryeministrin grek Alexis Tsipras gjatë një takimi pas tryezës së rrumbullakët të krerëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje të Bullgarisë, sot enjten, më 17 maj 2018”- shkruan Associated Press.

Kujtojme se mes dy vendeve tona pritet te finalizohet marreveshja per te ashtuquajturin pakti detar, per te cilen ka pasur nje seri takimesh e negociatash mes paleve.

Nderkohe, me Cipras eshte takuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Zyrës për Informim të Presidencës, në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për shkëmbimin ekonomik dhe tregtar dhe bashkëpunim në fusha tjera.

Presidenti Thaçi ka kërkuar mbështetjen e kryeministrit grek, Tsipras në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai po ashtu ka kërkuar mbështetjen greke edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat