Vdekja e 27-vjeçarit në komisariat, familjarët: E kanë dhunuar policët, ti bëhet ekspertiza

Shqipëria

Vdekja e 27-vjeçarit në komisariat, familjarët: E kanë dhunuar policët, ti bëhet ekspertiza

Më: 17 maj 2018 Në ora: 12:33
Gruaja e viktimes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komisariatin e Policisë në Korçë, pasi një është gjetur I vdekur.

Sipas informacioneve mësohet se viktima është një 27-vjeçar që ishte arrestuar për vjedhje me dhunë.

Mësohet se viktima është Enea Ftoi, dhe u gjet I pajetë në ambientet e paraburgimi. “Panorama”, ka siguar dhe foto të viktimës, i cili është mësohet se është baba i tre fëmijëve.

SHPJEGIMET E POLICISË

Ndërkohë policia deklaroi se i riu u gjet i pajete ne ambientet e paraburgimit.

Vdekja paraprakisht dyshohet natyrale. I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ka qenë i dënuar me herët për vjedhje. Ene Ftoi u arrestua pasi vodhi me dhune varësen e floririt të një qytetareje. Trupi i pajete ndodhet në morgun e spitalit të Korçës.]

AKUZAT E FAMILJARËVE

Familjarët e viktimës e kanë mësuar lajmin në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për dhënien e masës së sigurimit ndaj tij ndërsa ngrenë akuza se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e dhunës. Pasi kanë mësuar lajmin familjarët kanë shkuar para ambienteve të komisariatit ndërsa kërkojnë zbardhjen e të vërtetës.  Bashkëshortja dhe babai i viktimës Tomorr dhe Entela Ftoj kanë hedhur akuza të rënda. Familjarët kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës së trupit të viktimës nga Tirana.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat