Akuzat e Bashës, Balla: Drejtësia e re do të hetojë 21 Janarin, Gërdecin dhe Rrugën e Kombit - Bota Sot
Akuzat e Bashës, Balla: Drejtësia e re do të hetojë 21 Janarin, Gërdecin dhe Rrugën e Kombit

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Akuzat e Bashës, Balla: Drejtësia e re do të hetojë 21 Janarin, Gërdecin dhe Rrugën e Kombit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:16
Taulant Balla

Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend duke iu pergjigjur Bashes deklaroi se nëse do të kishte ekzistuar ndonjë urdhër arresti për Agron Xhafajn, pse nuk e ekzekutoi ministri i Brendshëm i Bashës, Dritan Demiraj.

Kryetari  i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend duke iu pergjigjur Bashes deklaroi se nëse do të kishte ekzistuar ndonjë urdhër arresti për Agron Xhafajn, pse nuk e ekzekutoi ministri i Brendshëm i Bashës, Dritan Demiraj. Balla akuzoi Bashën që nuk lejon dy deputetët e tij akuzatorë që të paraqiten në Prokurori për të thënë gjithçka dinë mbi një kasetë, gjoja e vërtetë.

“Të gjithë e dinë që kjo kasetë nuk ekziston, është një manipulim dhe personat duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Personat që disponuan atë regjistrim sot nuk shkojnë në Prokurori. Nga e vetmja gjë që mbahet mend nga fjala e Lulzim Bashës në foltore është se Lulzim Basha qenka i shqetësuar për dëshmitarin X.

Nese ti e njeh Lulzim mere dhe çoje dhe atë në Proklurori. Prej ditës kur në këtë çështje ka hyrë Prokuroria, asnjëri prej nesh nuk duhet të flasi më. As Lulzim as Saliu, as Salianji, as Alibeaj e askush tjetër. Kjo ka qenë një kurth që nuk funksionoi dhe u synua që të bëhej pis ministri i Brendshëm”, tha Balla.

Gjithashtu Balla tha se nuk ka gjë më të pamoralshme për një opozitë saqë të përpiqet të pengojë në çdo mënyrë hapjen e negociatave të integrimit evropian.  Sipas Ballës deri më sot nuk ka një fakt që të thotë që PD dhe Lulzim Basha po e ndihmojnë Shqipërinë në hapjen e negociatave, por fakt është që PD dhe Lulzim Basha, bashkë me Saliun e këdo tjetër po bëjnë gjithçka munden për ti prishur punë Shqipërisë drejt integrimit evropian.

‘E ftoj opozitën që javën e ardhshme të heqë dorë nga transmetimet në FB të Lulit dhe ajo që është më e turpshme, është që personi që mbante kamerën është po i njëjti person që fshiu serverat e 21 Janarit. Këto janë çështje që i takojnë drejtësisë. Edhe 21 janari edhe Gërdeci edhe Rruga e Kombit janë çështje që drejtësia e re që po lind duhet dhe do ti hetojë’ perfundoi Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test