Tentuan të përdhunonin 13 vjeçaren, jepet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit - Bota Sot
Tentuan të përdhunonin 13 vjeçaren, jepet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit

Shqipëria

Tentuan të përdhunonin 13 vjeçaren, jepet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:53
Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti 24 vjeç dhe Marjus Calameni 24 vjeç tentuan të përdhunonin 13 vjeçaren

Gjykata ka lënë në burg tre të rinjtë, të cilët rrëmbyen dhe tentuan të përdhunojnë një 13-vjeçare në Roskovec.

Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti 24 vjeç dhe Marjus Calameni 24 vjeç tentuan të përdhunonin 13 vjeçaren, por ishte e ëma, ajo që e ka shpëtuar ndërsa më vonë kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë.

Sipas bluve të Fierit ata e kanë çuar në një shtëpi të pabanuar, por nuk kanë mundur të kryejnë aktin.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur”, thuhej në komunikatë.

Familjarët pas ngjarjes u shprehën se ajo kishte dalë të shkonte tek shtëpia e xhaxhait si çdo mëngjes për të parë televizor pasi ata nuk kishin një të tillë për shkak të gjendjes së keqe ekonomike.

Madje sipas tyre njërin prej djemve e njohin mjaft mirë, pasi familjet kanë hyrje – dalje me njëra – tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test