Lubonja: Prokuroria duhet të kishte mbajtur në Shqipëri vëllain e Xhafajt - Bota Sot
Lubonja: Prokuroria duhet të kishte mbajtur në Shqipëri vëllain e Xhafajt

Shqipëria

Lubonja: Prokuroria duhet të kishte mbajtur në Shqipëri vëllain e Xhafajt

Më: 17 maj 2018 Në ora: 17:46
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja mendon se ka qenë dëshmitari X ai që e ka bërë përgjimin me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj por se kush e ka çuar për ta regjistruar është pyetje e hapur.

Në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Lubonja tha se duhet një drejtësi e cila duhet të kontrollojë në rrugë të tjera nëse vëllai i Fatmir Xhafajt vazhdon të merret me këtë punë. Madje sipas tij, Prokuroria nuk duhet ta linte të ikte kur ai ai ka bërë denoncimin për audio-përgjimin, pas ndaj tij ka një akuzë të rëndë.

“Mbajtja e kësaj Shqipërie të rreme mban edhe pushtetin e tyre. Kemi tre aksione të opozitës për Xhafajn. Nxjerrja e vendimit të dënimit të vëllait, i dyti, transformimi i ligjit që pengon ekstradimin dhe pastaj video e audios, të cilat u dukën si një karrem që hodhi opozita, që në njëfarë mënyre duket se e hëngri maxhoranca. Ajo doli me tezën se janë të stisura, por fill pas kësaj del dëshmitari X. Ne mund të flasim është apo nuk është e vërtetë, është apo nuk është e besueshme akuza e tij, unë gjykoj që ndonëse tek dëshmitari X i famshëm gjen disa kontradiksione apo thotë edhe një gjë që nuk e kam bërë unë përgjimin por të tjerë. Këto kontradiksione nuk janë të mjaftueshme për të hedhur poshtë që është ky njeriu. Unë gjykoj që ky ka shkuar për ta regjistruar atë, jo për ta provuar vetë merret apo nuk merret ky. Ka shkuar për ta regjistruar, se kush e ka çuar për ta regjistruar është pyetje e hapur.

E kanë çuar përgjimet, PD apo kush këtë se dimë. Për të ndarë shapin nga sheqeri na duhet një drejtësi e cila duhet të kontrollojë në rrugë të tjera nëse vëllai i Fatmir Xhafës vazhdon të merret me këtë punë”, deklaroi Lubonja, raporton “BalkanWeb”.

Analisti tha se “nëse do kishim një prokurori të paanshme që ka marrë një video të tillë nga mediat, kur ky ka shkuar për të bërë denoncimin, një prokurori e paanshme kishte për detyrë të mbante dhe këtë njeriun”.

“Faktin që policia e shtetit i jep mundësinë të ikë në Itali është komprometuese. Kjo është një akuzë që ky vazhdon të merret. Nëse është shpifje këtë duhet ta ndajë një prokurori e paanshme. Normalisht ne i kthehemi dobësisë së madhe që kemi që s’kemi besim në një drejtësi të pavarur. Nuk mund të lejohej të ikte vëllai i Fatmir Xhafës, është akuzë e rëndë, ky merret akoma me drogë”, deklaroi Lubonja.

Ai doli edhe kundër deklaratës së audio-përgjimi është i montuar dhe tha se maxhoranca ka reaguar ashtu si për avionët me drogë apo edhe për akuzat për ish-ministrin Saimir Tahiri.

“U tha që kjo është e montuar, sikur është trilluar. Ministri u tregua më i kujdesshëm se kryeministri sepse tha që mund të ketë rënë pre opozita nga disa grupe që duan të hakmerren.

Por të thuash se kjo është krejtësisht e sajuar, është shumë problem, se thua cili është ky shqiptar që paska aq guxim që të sajojë për vëllain e ministrit të brendshëm që ka në dorë gjithë pushtetin. Prokuroria duhet të hetojë në mënyrë të paanshme se çfarë ka këtu mbrapa. Prova që kjo qeveri është e lidhur me krimin e organizuar ka shumë. Prova që kjo qeveri dhe këta figura si Edi Rama kanë dalë shpesh herë të përgënjeshtrojnë fakte, duke thënë që avionët e drogës janë mushkonja, apo Zaganin e futën dhe në burg duke thënë se gënjen për Saimir Tahirin, deklarata se kjo është e montuar është e pabesueshme.

Rama e mbron Xhafaj sepse mbron veten, mbron pushtetin. Një kryeministër që i dalin dy ministra të implikuar, rrugët të çojnë tek kryeministri. Është një gënjeshtër puna e laboratorit”, deklaroi Lubonja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test