Vdekja e të riut, Berisha: Kriminelët me uniformë vranë babain e tre fëmijëve

Shqipëria

Vdekja e të riut, Berisha: Kriminelët me uniformë vranë babain e tre fëmijëve

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:52
Enea Ftoj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhur në Korçë, kur brenda Komisariatit të Policisë, humbi jetën një 27-vjeçar.

Berisha shprehet se, Enea, babi i 3 fëmijëve, u torturua në mënyrë barbare për të pranuar vjedhjen, derisa ai gjeti vdekjen.

Duke i shprehur ngushëllime familjes, ish-kryeministri Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe rrëzojnë këtë regjim të egër.

 STATUSI I BERISHËS

Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistët, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi! Të dashur miq, racistët e kriminelet me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetën si xhelat të riut 27-vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e komisariatit të Korçës.

Ai ishte futur në qelitë e Komisariatit para tre ditësh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt mizor e racist që dëshmon fytyrën e vërtet të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.

Me këtë rast i bëj thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat