Hapet dosja e Revoltës së Spaçit - Bota Sot
Hapet dosja e Revoltës së Spaçit

Shqipëria

Hapet dosja e Revoltës së Spaçit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:54
“Burgu i Spaçit”

45 vjetori i revoltës në famëkeqin “Burgu i Spaçit”, në 21 Majin e 1973-it, është prirë nga institucioni i cili është ngarkuar për informimin për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me hapjen e dosarit që përmban gjithë dokumentet arkivore të repartit 303.

Një pjesë e tyre nën siglën “e rëndësisë së veçantë” janë të arritshme nga publiku. Vetë drejtuesja e këtij institucioni, Gentiana Sula, është kujdesur që në këto ekspozitorë të mos mungojnë emrat dhe çdo informacion që lidhet me organizatorët e revoltës.

Materialet e ekspozuara janë pak, në krahasim me dhjetëra faqet që përmban dosja, e cila edhe ajo është në dispozicion të çdokujt.

Mbërritja e vizitorëve tek këto dokumente i përngjan edhe vetë procesit të hapjes së dosjeve. E vendosur në brendësi të Gardës së Republikës, ata duhet t’i paraqesin dokumentet e identifikimit ushtarëve në hyrje dhe më pas të presin dikë që t’i shoqërojë te Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ku ndodhet edhe ekspozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test