“Çmenduri” në Tiranë, shoferi kapet me 168 km/h

Shqipëria

“Çmenduri” në Tiranë, shoferi kapet me 168 km/h

Më: 19 maj 2018 Në ora: 09:39
Pamje nga video

Në kuadër të shtimit të masat të kontrollit për shoferët të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor policia e Shtetit ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e mjetit që drejtojnë në gjendje të dehur.

Pavarësisht paralajmërimit në rrugët interurbane të qytetit janë kapur mjete që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara me 152km/h dhe 168 km/h si dhe nën efektin e alkoolit.

“Vijon puna e Policise Rrugore me kontrollet e kombinuara ne rruget Interurbane dhe Urbane te kryeqytetit, ndonese prezenca e Policise eshte e shtuar, perseri ka drejtues mjetesh te cilet me vetedije drejtojne mjetet me shpejtesi mbi normat e lejuara me 152 km/h, 168 km/h si dhe nen efektin e alkoolit.

Fundjava shijohet me shume duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruhet në faqen e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat