Paloka i numëron Ramës “xhevahirët”: Po zhytesh në llumin e krimit, je i pashpresë

Shqipëria

Paloka i numëron Ramës “xhevahirët”: Po zhytesh në llumin e krimit, je i pashpresë

Më: 19 maj 2018 Në ora: 17:28
Edi Paloka dhe Edi Rama

Menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama në drejtim të kreut të PD-së Basha ka reaguar nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka.

“Edvin, je ti qe me ‘xhevahiret’ e tu, nga Elvis Roshi tek Sajmir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafa duke punuar për pushtetin dhe pasurinë tuaj, punoni ditë e natë kundër Shqipërisë e shqiptarëve”, tha Paloka në deklaratë.

Kujtojmë që më herët Rama akuzoi kreun e opozitës Basha se po pengon integrimin e vendit. “Zhytu Lulëzim zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga këta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë!”, shkruante Rama në rrjetin social “Facebook”.

Reagimi i plotë:

E nxorri koken fare pak nga llumi, sa per te treguar se po kapin fundin.
Sa me shume perpiqet dhe i mbron aq me shume zhytet ne llumin e tij te krimit, aq me i pashprese behet.
Dje , pasi mashtroi prape mbi ekspertizen per pergjimin qe paskesh bere vete, nuk gjente dot deren per te dale nga salla e konferences me gazetaret. Sot u perdrodh prape e deklaroi se po pret ekspertizen e prokurorise se tij.

Mblodhi llumin e krimit e droges dhe ja paraqiti shqiptareve si xhevahire duke i bere kryetare bashkie, deputete e ministra…

Edvin, je ti qe me “xhevahiret” e tu, nga Elvis Roshi tek Sajmir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafa duke punuar per pushtetin dhe pasurine tuaj, punoni dite e nate kunder Shqipërise e shqiptareve.

Me 26 maj shqiptaret jane thirrur qe te pastrojne llumin tend Edvin. Priti tek dera…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat