Presidenti Meta bën një premtim të madh: Do të garoj në maratonë…

Shqipëria

Presidenti Meta bën një premtim të madh: Do të garoj në maratonë…

Më: 20 maj 2018 Në ora: 11:45
Ilir Meta, ka udhëtuar sot drejt Beratit

Presidenti i Republikes, Ilir Meta, ka udhëtuar sot drejt Beratit jo pa qëllim dhe ka bërë një premtim të madh publikisht prej atje.

Ai mori pjesë sot në nisjen e maratonës së 6-të në Berat.

“Maratona është disiplina sportive që kërkon forcë, rezistencë, durim, besim dhe vizion për të arritur një finish të suksesshëm”,- shkruan ai në një status në Facebook.

“Urova pjesëmarrësit dhe bashkinë e Beratit për traditën e krijuar dhe premtova që vitin e ardhshëm do të jem dhe unë njëri ndër garuesit e maratonës”,- vijon me tej Presidenti i Republikes.

Ja statusi i plotë i Presidentit Meta në Fb:

“Një ditë e mrekullueshme sot në Berat, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në startin e maratonës së gjashtë të Beratit, me pjesëmarrjen e gjeneratave të ndryshme nga gjithë trevat shqiptare.

Maratona është disiplina sportive që kërkon forcë, rezistencë, durim, besim dhe vizion për të arritur një finish të suksesshëm.

Urova pjesëmarrësit dhe bashkinë e Beratit për traditën e krijuar dhe premtova që vitin e ardhshëm do të jem dhe unë njëri ndër garuesit e maratonës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat